Sot është bërë ekzekutimi i pensioneve siç bëhet rëndom sipas kalendarit me datën 15 të muajit.
Lidhur me këtë, ministri i Financave, Hekuran Murati konfirmon se nga ky muaj skemat si më poshtë, ekzekutohen me rritjen prej 20%.
– Pensioni Bazik i Moshës,
– Pensioni Kontributpagues, i plotë dhe parcial,
– Pensionet për Aftësi të Kufizuara,
– Pensioni për Personat e Verbër,
– Pensioni për Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë,
– Pensioni Invalidor i Punës,
– Pensioni Familjar, dhe
– Pensioni i Parakohshëm i Trepçës.
Qeveria për të gjithë!