Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhen sot në seancën e radhës plenare.
Në seancën që pritet të fillojë në orën 10:00, janë në rend dite katër pika.
Ndër to është edhe interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, për çështjen “Rishikimi i buxhetit të Republikës së Kosovës dhe rritja e pagave në sektorin publik”.
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka njoftuar se kjo ka qenë kërkesë e partisë së tij. Ai ka bërë të ditur se rritja e koeficient prej 105 në 129 euro, mbetet kërkesë e tyre.
Rendi i ditës
1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3. Pyetjet parlamentare,
4. Interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Rishikimi i buxhetit të Republikës së Kosovës dhe rritja e pagave në sektorin publik”.