3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Murati kërkon mbajtjen gjallë të shkollave shqipe në diasporë

Ministria e Diasporës ka organizuar finalen e kuizit të diturisë “Ti je pjesë e atdheut”. Në këtë kuiz kanë garuar pjesëmarrës nga katër shtete të diasporës si, Gjermania, Zvicra, Greqia dhe Austria.
Aktivitetet e tilla për diasporën po i dëshiron ministri i Diasporës, Valon Murati.
Në këtë kuiz të diturisë para nxënësve dhe ministri Murati, tha se nuk është i kënaqur me cilësinë e organizimeve të tilla, por shpreson që në vitet e ardhshme do të bëhen organizime edhe më të mira.
Notë pozitive Murati iu dha mësuesve, ku siç është shprehur ai, ata me mundin dhe vendosmërinë e tyre po mbajnë gjallë shkollat shqipe edhe në ato shtete të botës ku një gjë e tillë nuk është e lehtë.
Por megjithatë ai tha se për të mbajtur gjallë gjuhën shqipe, dhe identitetin kombëtar duhet që ministria të cilën ai e drejton por edhe institucionet tjera që të ia shtrijnë dorën e shtetit, transmeton kp, mundit dhe vullnetarizmit të mësuesve dhe nxënësve që po mbajnë gjallë shkollat dhe gjuhën shqipe.
Ai kërkoi nga prindërit dhe mësuesit që të mos dorëzohen e të dërgojnë fëmijët në shkollat shqipe. Kërkesë tjetër e ministrit Murati drejtuar prindërve të fëmijëve ishte që atyre të ju flitet gjuha amtare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img