1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Murati kërkon dorëheqjen e Abelard Tahirit nga posti i deputetit, kjo është arsyeja

Ministri i Financave, Hekuran Murati i ka kërkuar shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri që të japë dorëheqje nga pozita e deputetit.

Tahiri paraprakisht u shpreh i gatshëm që të vë bast me mandatin e tij të deputetit se “nuk janë mbledhur as 2 milionë euro” në Fondin e Sigurisë, të themeluar nga Qeveria për ta ndihmuar ushtrinë e vendit.

“Sa i përket Fondit të Sigurisë, meqenëse vutë bast dhe thatë që jepni dorëheqje, ju ftoj që sot me dhënë dorëheqje, që sot, dhe ta shohim sa po i qëndroni fjalës”, tha Murati.

Ministri nuk pranoi ta tregonte shumën e parave të mbledhura, por këtë tha se mund t’ia tregojë Tahirit pasi ai të japë dorëheqje.

“Nuk e them unë sa është, mirëpo nuk është ajo që thatë ju dhe ju ftoj që të jepni dorëheqje që sot. Dorëzojeni dorëheqjen i nderuar deputet dhe mund t’ua tregojmë edhe privatisht, por dorëzojeni dorëheqjen së pari. Pra, qëndroni fjalës deri në fund”, tha Murati.

Murati tha se “deputeti Tahiri nuk është autoritet edhe aq i besueshëm”, pasi siç tha ai, “është dëshmuar që tash e sa kohë nga e kaluara që çdoherë ia huqë”.

Sipas ministrit të Financave, Tahiri “po shpifë” për shkak të imunitetit që ia jep pozita e deputetit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img