E, pikërisht ditën e parë si ministër Matoshi ka vendosur ta nisë me vizitën e tij në komunën e Skënderajt.
Matoshi do të vizitojë Komunën e Skenderajt, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të projektit “Rregullimi i shtratit të lumit Klina”, i financuar nga MMPH.
Ceremonia e fillimit të projektit do të mbahet në hyrje të qytetit, afër zjarrëfikësve, duke filluar nga ora 11:00.