1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Maqedonci: Hezitimi i shteteve mosnjohëse brenda NATO-s, ende pengesë për anëtarësimin e Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka përmendur arsyet të cilat mendon se e penalizojnë Kosovën për anëtarësim në aleancën atlantike, NATO.

Në një intervistë ekskluzive për Klankosova.tv., ai ka thënë se hezitimi për mbështetje i shteteve mos-njohëse brenda NATO-s vazhdon të mbetet pengesa kryesore në procesin e anëtarësim.

“Të gjitha këto janë tregues që vendi ynë po përafrohet me NATO-n por dihet që vendimi për anëtarësim në NATO është vendim politik dhe varet nga vullneti i shteteve anëtare. Në këtë aspekt hezitimi për mbështetje i shteteve mos-njohëse brenda NATO-s vazhdon të mbetet pengesa kryesore në procesin e anëtarësimit”.

“Në anën tjetër gjatë të gjitha vizitave që kam realizuar në vendet partnere si SHBA, Mbretëri të Bashkuar, Turqi, Itali, Kroaci, Finlandë dhe vende të tjera jemi siguruar që mbështetja e këtyre vendeve për anëtarësimin e Kosovës në NATO do të vazhdoj dhe do rritet edhe më shumë”, ka thënë Maqedonci.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img