0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Maqedonci: FSK do të ketë tri regjimente të këmbësorisë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se FSK po shkon duke u zhvilluar sipas planit që është përpiluar në bashkëpunim me aleatët.

Ai ka folur edhe për buxhetin që Qeveria e Kosovës ka ndarë për ushtrinë e Kosovës e që sipas tij, është rritur për 120%.

“Ky buxhet ka ndikuar dukeshim në rritjen e kapaciteteve ushtarake, rekrutimit, blerjen e pajisjeve ushtarake etj”, tha ai.

Ministri i Maqedonci, bëri me dije se në vitin 2025, FSK do të ketë tri regjimente të këmbësorisë, që kanë synim mbrojtjen e vendit.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili ditë më parë është emëruar ministër në qeverinë e Kosovës ka dhënë intervistën e parë për Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ai tha se do të mundohet që të kryejë detyrat me nder dhe do të jetë në shërbim të shtetit e atdheut, siç ka qenë çdo herë.

Ministri  Maqedonci, ka folur edhe për etapat nëpër të cilat ai ka kaluar, duke filluar nga UÇK-ja.

“Bazamenti i të gjithave ka qenë është UÇK-ja. Të gjitha etapat që ka kam kaluar më kanë formësuar”, tha ai për RTK Prime.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img