0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Maqedonci e njoftoi deputeten britanike për rrezikun e militarizimit të vijës kufitare nga ana e Serbisë

Ditën e dytë të pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax të Kanadasë, ministri Maqedonci e përmbylli me takimin me kryesuesen e komitetit për punë të jashtme të parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns.

Sipas njoftimit, të ministrisë, Maqedonci e falënderoi deputetën britanike për angazhimin e pakursyer për të prezantuar të vërtetën për Kosovën dhe kërcënimet që i vijnë vendit nga strukturat e organizuara terroriste dhe para-ushtarake, të mbështetura nga institucionet shtetërore të Serbisë.

“Më pas, ministri Maqedonci e njoftoi znj. Kearns për situatën aktuale dhe rrezikun që paraqet militarizimi i vijës kufitare nga ana e Serbisë si dhe mbështetja e aktiviteteve të grupeve terroriste nga ana e institucioneve të sigurisë të Republikës së Serbisë.”, thuhet në njoftim.

Në fund, diskutimet u fokusuan në bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në fushën e mbrojtjes në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës.

Ndërkaq Kearns u zotua se do të rrisë maksimalisht angazhimin dhe do të shfrytëzojë ndikimin e saj për mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës në ndërtimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img