2.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Ministri malazez refuzon ta ekstradojë në Kosovë serbin e akuzuar për krime lufte

Ministri i Drejtësisë i Malit të Zi, Marko Kovaç, ka refuzuar kërkesën e Kosovës që ta ekstradojë shtetasin serb Momçilo Vukotiq (61), të akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile. Vukotiq ishte arrestuar në Mal të Zi dhe ndodhet në paraburgim për ekstradim. Radio Televizioni i Malit të Zi (RTCG) ka njoftuar se ministri i Drejtësisë ka marrë vendim që të mos e ekstradoj 61-vjeçarin.

Gjykata kishte konstatuar se plotësoheshin kushtet ligjore për ekstradim, por ministri malazias Kovaç e refuzoi kërkesën. Ai beson se është shkelur neni 3 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore.

“Në vendimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës për fillimin e hetimeve, nuk thuhet se cilat veprime ka kryer Vukotiq, të cilat janë pjesë e veprave penale, por vetëm thuhet se pas 24 vjetësh është paraqitur një dëshmitar i cili e njohu foton e tij në një album”, kanë thënë për “RTCG” burime nga Ministria e Drejtësisë së Malit të Zi.

Është thënë se nuk është rasti i vetëm që Kosova kërkon ekstradimin e një shtetasi serb të dyshuar për krime lufte.

“Është konstatuar se ekstradimi do të binte në kundërshtim me nenin 3 të Konventës Evropiane”, kanë thënë burimet.

Vukotiq u arrestua në Mal të Zi nën dyshimet se kishte kryer krime lufte në Kosovë në vitin 1999, në territorin e Pejës.

Ai ishte dërguar në paraburgim në pritje të ekstradimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img