Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi, Rasko Konjeviq, ka arritur për vizitë zyrtare në Kosovë.
Ai u prit me ceremoni ushtarake nga Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe delegacioni i tij, ku më pas do të ketë takime në nivel të delegacioneve.
Në fund, pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit, të dy ministrat do të adresohen me deklaratë për media.
Konjeviq në Prishtinë do të takohet edhe me nënkryetaren e Qeverisë së Kosovës dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gervallën, me të cilën do të shkëmbejë mendime për përmirësimin e marrëdhënieve të përgjithshme ndërmjet dy vendeve, si dhe për forcimin e marrëdhënieve të përbashkëta e kontributin për sigurinë rajonale./Prishtinapress/