-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Lluka: Zvogëlimi i rrogave në Telekomin e Kosovës, emergjencë për shpëtim

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës që ishte paraparë të mbahej sot ka dështuar.

Kryeministri  Ramush Haradinaj ka njoftuar se nuk ka pasur kuorum për të vazhduar mbledhjen.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se mbledhjet e Qeverisë ndonjëherë mund edhe të dështojnë.

“Është e kuptueshme deridiku… Kjo Qeveri mban takime më shumë se një herë në javë dhe nuk ka orar të caktuar, përpos mbledhjes standarde të Qeverisë që është një herë në javë”.

“Ka edhe takime ad-hoc për arsye se ka shumë aktivitete të ndryshme. Mbledhja e sotme ishte takim i thirrur dje për sot, ka pasë edhe planifikime të ndryshme, disa ndoshta kanë qenë në udhëtime”.

Kryeministri Haradinaj ka deklaruar se nëse vazhdon kjo sjellje do të kërkojë që ministrat që bëjnë mungesa të paarsyeshme të lirohen nga detyra.

“Ajo çfarë tha kryeminsitri vlen, por vlen vetëm për raste kur nuk ka arsyetim për mungesë. Të dështojë një takim i Qeverisë nuk është diçka e këndshme”.

Por, Lluka në Info Magazine të Klan Kosovës ka mohuar se arsyeja për dështimin e mbledhjes së Qeverisë ishte vendimi i kryeministrit për uljen e pagave të punëtorëve të Telekomit të Kosovës.

“Jam i sigurt që kjo çështje nuk ka qenë pikë e rendit të ditës. Pikat e tilla janë të ndjeshme dhe shumë me rëndësi”.

“Nuk guxon të futet kjo pikë tek kategoria ‘Të ndryshme” dhe të vijë si surprizë, duhet të informohen ministrat në mënyrë zyrtare”.

Ai ka komentuar edhe uljen e mundshme të pagave të punëtorëve të Telekomit të Kosovës.

“Jemi duke punuar në atë aspekt, janë diskutuar masat emergjente për shpëtimin e  Telekomit”.

“Është koordinim i punëve që po bëhen për të mirën e Telekomit – ulja e shpenzimeve administrative, pagat, qeratë, shpenzimet e mirëmbajtjes dhe aty ku ka hapësirë për përmirësim”.

Lluka ka thënë se nuk qëndrojnë spekulimet se pagat në Telekom do të ulen për 40%.

“Nuk është e vërtetë, është spekulim”.

“Janë propozime që vijnë në Ministri. Planifikoj që javën tjetër të thirret Komiteti Ndërministror  që i shqyrton këto masa si planet afatshkurtra dhe afatmesme për shpëtimin e Telekomit dhe më pas i propozon Qeverisë për të vepruar tutje”.

“Këto masa jo që janë të domosdoshme, por janë të vetmet të mundshme që mund ta shpëtojnë Telekomin”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img