Minatorët e Trepçës kanë hyrë në ditën e pestë të grevës, ndërsa Gazeta Express merr vesh se ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, është duke zhvilluar një takim me ta për të provuar të gjejnë një zgjidhje dhe për t’i bindur të ndalin grevën.
Për pesë orë, ministri Lluka është ‘ngujuar’ në një mbledhje me përfaqësuesit e minatorëve të Trepçës, të cilët kanë nisur grevë që nga fillimi i kësaj jave.
Gazeta Express merr vesh se Lluka po bën përpjekje për t’i bindur minatorët që të dalin nga greva.
Akoma nuk dihen rezultatet e këtij takimi, por merret vesh se janë afër arritjes së një marrëveshjeje të përbashkët për ndërprerjen e grevës.
Kërkesat e minatorëve të Trepcës janë që të ndryshohet draft-statuti i Trepçës dhe ligji për pensionet me 70 për qind të pagës nga 50 deri 55 vjet, si dhe ligjin për invalidë dhe për sigurimin shëndetësor.