Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, nesër do vizitojë Ndërmarrjen Publike, Telekomi i Kosovës.
Në këtë vizitë ai pritet të takohet me kryeshefin dhe bordin e kësaj ndërmarrjeje.
Qëllimi i kësaj vizite është njohja për së afërmi me gjendjen aktuale në këtë ndërmarrje dhe mundësitë e zgjidhjes së problemeve me të cilat ballafaqohet ajo.