5.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Lluka: Greva në Trepçë e ngutshme, benificionet e minatorëve bëhen përmes ligjit

Në dy ditët e fundit punëtorët e Trepçës kanë mbajtur greva njëorëshe duke nisur pre orës 08:00. Të organizuar nga Sindikata e Trepçës ata po thonë se Draft-Ligji i Trepçës që është dërguar nga qeveria në Kuvend, nuk i përmbushë kërkesat e punëtorëve.

Kjo Sindikatë madje ka paralajmëruar se nëse vërejtjet e tyre nuk merren parasysh, atëherë që nga e hëna do të ketë grevë të përgjithshme dhe protesta në rrugë.

Por, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka në një deklaratë për lajmi.net e ka cilësuar vendimin për grevë si të ngutshëm.

Lluka ka theksuar se kërkesat e punëtorëve të Trepçës mbetet të diskutohen nga Parlamenti, ku qeveria e ka dërguar draft-ligjin.

Pikërisht për këtë punë është krijuar edhe një grup punues, ku do të shqyrtohen të gjitha kërkesat e punëtorëve të gjigantit Trepça.

“E para është shumë e ngutshme nga të gjitha anët me marrë masa, pasi Statuti i Trepçës ka shkuar në Parlament, pra në Komision Parlamentar kanë vendosur me kriju një gru punues që me i shqyrtu të gjitha kërkesat në mënyrë të ngdalshme, me iu dhanë kohë. Ne si qeveri punën e Bordit e kemi përcjellur në Parlament. Tash Parlamentit i mbetet me i inkorporu ose jo ato kërkesa. Kish me qenë mirë që edhe Sindikata me prit edhe me pak, me pa çka po ndodhë, në mënyrë që të mos punojë edhe Komisioni nën presion të kërcënimeve”, ka thënë ministri Lluka për lajmi.net.

Tutje ministri deklaroi se benefitet sociale të punëtorëve rregullohen me ligj, e jo me Statut.

Ai potencon se benefitet sidomos të minatorëve nuk i kundërshton askush.

“Besoj se secila parti politike ka vullnet politik mi jap benefitet sociale të punëtorëve, e sidomos minatorëve. Pasi kjo punë është folur qysh nga lufta, dhe askush nuk i kundërshton. Tash të gjitha benefitet duhet të rregullohen me ligj, e jo me Statut”, thotë Lluka.

Për kërkesën e punëtorëve se nuk janë përfshirë të gjitha kërkesat e tyre në Statut, Lluka deklaroi se kjo është punë e Komisionit Parlamentar.

“Pjesa tjetër që nuk janë përfshi të gjitha asetet e nevojshme, është punë e Komisionit Parlamentar që duhet me i shqyrtu me kujdes, me shiku studimin e fizilibtetit, dhe nuk duhet të ketë lëshime pasi është shumë domethënëse se çfarë asete përfshien e çfare jo në Trepçë”, tha tutje ministri i Zhvillimit Ekonomik.

Lluka gjithashtu tha se problemi kryesor i Sindikatës janë benefitet, duke ritheksuar se ato rregullohen me ligj.

Ndryshe Draft-Ligji për Trepçën është dërguar nga qeveria në Kuvend, ku po vazhdon të diskutohet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img