Site icon PrishtinaPress

MINISTRI LEKAJ VIZITOI PROJEKTET E GJILANIT DHE KAMENICËS

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të premten vizitoi një mori projektesh infrastrukturore në Gjilan dhe Kamenicë, përfshirë edhe ato lokale, të financuara nga MIT.

Para të gjithave, Lekaj u bëri vizitë inspektuese punimeve që janë duke u zhvilluar në autostradën e Gjilanit, ku u njoftua nga afër me progresin e arritur deri më tani.

Ministri Lekaj tha se ndihet i kënaqur me dinamikën e punëve dhe që kompanitë vendore të kontraktuara për këtë projekt po tregojnë profesionalizëm dhe seriozitet. Ai shtoi se MIT do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve infrastrukturore nacionale dhe lokale.

Kreu i dikasterit të infrastrukturës dhe transportit u njoftua nga afër edhe me përparimin e punimeve në zgjerimin e rrugës M25.3 Gjilan – Livoç, dhe disa projekteve lokale të Gjilanit e të cilat financohen nga MIT-ja me marrëveshje bashkëpunimi mes ministrisë dhe komunës.

Rruga e Cërrnices, ka vlerë 271,517.84 euro dhe gjatësi mbi 2.2 kilometra, ndërsa ajo e Perlepnicës ka kosto 384,570.49 dhe gjatësi mbi 2.4 kilometra.

Ai po ashtu inspektoi edhe asfaltimin me shtresë të dytë të rrugës në Kopërnicë të Kamenicës, me vlerë prej 292,767 euro dhe gjatësi afër 3 kilometra.

Exit mobile version