Sot, ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, priti në takim, drejtoreshen ekzekutive, të Organizates Jo Qeveritare, “George Williams Youth Association” në Kosovë, Dorina Lluka Daries.
Subjekt i këtij takimi ishte nevoja që ka kjo qendër për mbështejten e Ministrisë së Infrastrukturës, në fuqizimin e aktivitetit të kësaj organizate, me anë të realizimit të projekteve infrastrukturore që lidhen me Qendren Inovative e cila pritët të ndërtohet në rajonin e Gjakovës dhe që do të ketë përfitime të mëdha e gjithë rinia kosovare.
Po ashtu Lluka-Davies, theksoi se këto janë mundësi të mira për të investuar në këtë qendër që po ndërtohet në Pjetërshan, sepse është një qendër që iu mundëson të rinjëve të të gjitha shkollave që të njihen për së afërmi për sigurinë në rrugë , gjë që është e nevojshme dhe e domosdoshme, ngase rinia jonë ka mungesë të informatave në këtë drejtim.
Ministri Lekaj duke e falënderuar Lluka-Davies për angazhimin e palodhshëm në këtë projket kaq madhor, i premtoi asaj se Ministria e Infrastrukturës do të jetë në dispozicion për ta ndihmuar këtë projekt brenda mundësive buxhetore që i ka ministria.
Ministri Lekaj pohoi se “ Ky është projekt nacional dhe tejet me rëndësi sidomos për të rinjtë që të kenë një vend ku mund të ushtrojnë aftësitë e tyre dhe ku mund të trajnohen në projekte të ndryshme për të ardhmen”, tha pos tjerash ministri Lekaj