5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Lekaj: Një pjesë e opozitës po bëjnë sehire për të rrëzuar qeverinë Haradinaj

Ministri i Infrastrukturës në Qeverinë Haradinaj, Pal Lekaj thotë se një pjesë të opozitës u është ndalur ora, dhe me anë të ‘sehireve’ po mundohen të rrëzojnë qeverinë.

Lekaj ka komentuar deklaratat e kreut të LDK-së, Isa Mustafa, derisa i njejti ka kërkuar rrëzimin e qeverisë aktuale.

“Një pjesë e opozitës duke mos e pas idenë se çka duhet bërë për ta ndihmuar vendin në proceset e tij që i ka përpara, u është ndalur ora dhe po bëjnë sehire për të rrëzuar qeverinë që në asnjë rrethanë nuk ka ndërmarrë asnjë vperim që shkon në dëm të Kosovës”, ka thënë Lekaj në një prononcim për Indeksonline.

Nga ana e tij, i pari i LDK-së, Mustafa ka thënë se janë të gatshëm t’i pranojnë votat e Listës Serbe në mocion për të rrëzuar qeverinë “Haradinaj”.

“Nuk është qëndrim korrekt të thuash se do të bashkëpunosh me ata të cilët na akuzojnë ditë e natë se po e dëmtojnë Kosovën, për të rrëzuar qeverinë e vendit. “, ka theksuar tutje Lekaj.

Sipas tij, ideja për zgjedhje të reja është aktuale vetëm në kokat e ‘nxehta’ të disa opozitarëve.

“Zgjedhjet janë zgjidhje vetëm në kokat e nxehta të disa opozitarëve të cilët edhe kur ishin në qeveri nuk është se kanë bërë diçka të hajrit për të ardhmen e vendit.”, vlerësoi ai.

Sipas ministrit Lekaj, kryeministri Ramush Haradinaj dhe të gjithë partnerët në koalicion po i kryejnë detyrat e tyre për çka janë të thirrur sipas asaj çka buron nga kushtetuta e vendit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img