1.6 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Lekaj nënshkruan udhëzimin që mundëson kategorizimin e rrugëve

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka bërë të ditur se ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për përcaktimin e kritereve për kategorizimin e rrugëve në Kosovë.

Ai ka treguar se me këtë udhëzim mundësohet kategorizimi i rrugëve të reja apo ekzistuese për Autoudhë, Rrugë Nacionale dhe Rrugë Regjionale.

Sipas Lekajt, deri më tani ky Udhëzim Administrativ nuk është implementuar, kurse nga sot do të nxirren në terren komisionet që do e bëjnë rikategorizimin e rrugëve.

“Ky Udhëzim Administrativ përcakton rregullat, kriteret dhe procedurat për kategorizimin e rrugëve të reja apo ekzistuese për Autoudhë, Rrugë Nacionale (N), dhe Rrugë Regjionale (R). Deri tani, Udhëzimi Administrativ që ishte në fuqi nuk e ka luajtur rrolin e vet dhe nuk është implementuar fare, nga sot e tutje do të nxjerrim në teren komisionet të cilët do të bëjnë rikategorizimin e rrugëve. Me ketë kategorizim do të ndihmohen edhe Komunat të cilat deri tani kanë patur shumë rrugë e pak mundësi për mbikëqyrje dhe mirëmbajtje”, ka shkruan ministri Lekaj në profilin e tij, në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img