9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Lekaj jep tri lajme të rëndësishme për rrugët e Kosovës, në nëntor dy përurime

Projekte të rëndësishme infrastrukturore priten të përfundohen gjatë javëve të fundit të këtij viti. Ndërtimi i urës Kaçanik-Hani i Elezit, pjesë e autostradës ‘Arbën Xhaferi’, edhe pse ishte premtuar që punimet të përfundojnë në shtator, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Por, sipas Ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj punimet pritet që të përfundojnë në fund të vitit.

“Sa i përket urës më të gjatë në rajon, asaj të Autostradës ‘Arbën Xhaferi’, vazhdojmë të besojmë që deri në fund të vitit të përfundojë, por tash kemi hyrë në stinën e vjeshtës dhe jo të gjitha ditët janë ditë pune të plota, ambienti i punës atje bëhet paksa më i vështirë”, ka thënë Lekaj për Indeksonline.

Pavarësisht kësaj, ministri ka deklaruar se janë në mbikëqyrje të përditshme të zhvillimeve në këtë projekt. Ndryshe kjo urë cilësohet si ndër më të mëdhatë në vend dhe rajon, dhe pjesë të saj do të jenë të larta deri në 80 metra mbi nivelin e tokës dhe me gjatësi të përgjithshme 5.7 kilometra.

Përpos kësaj, fundi i këtij muaji do të jetë pozitiv edhe sa i përket përfundimit të punimeve në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht tek ura e Balincës.

Sipas ministrit Lekaj punimet në këtë pjesë janë duke u realizuar, me besimin se do të përfundohen në fund të këtij muaji.

“Sa i përket Balincës, në rrugën Prishtinë-Pejë, ura që ka mbetur disa vite fyt i ngushtë, ka filluar puna për t’u rregulluar kjo pjesë dhe për më tepër deri në fund të këtij muaji besojmë që do të bëhet qarkullimi pa pengesa”, ka shtuar Lekaj.

Ditën e djeshme Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar qytetarët se rruga Gurakoc (Istog) në drejtim të Klinës do të jetë e bllokuar deri ditën e hënë, data 11 nëntor. E gjithë kjo do të bëhet për arsye të zhvillimit të punimeve nga kompania kontraktuese.

Sipas ministrit Lekaj në këtë pjesë po rregullohen disa gjëra, ndër to shtresë e re e asfaltit, por që përfundimi do të bëhet plotësisht në fund të muajit nëntor.

“Rruga, Gurakoc (Istog)-Kline, ka filluar rikonstruktimi i saj, që nënkupton shtresë e re e asfaltit, sinjalistikë e re dhe elemente tjera përcjellëse, edhe kjo rrugë besojmë që deri në fund të muajit do të rregullohet”, ka përfunduar Lekaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img