-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Lekaj jep detajet pas vërshimeve

Ka disa ditë që Kosova po përballet me vërshime shkaku i reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borës.

Shumë vende kanë mbetur të përmbytura nga kjo gjendje.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, në një prononcim për Indeksonline ka treguar se pas dëmtimeve të rrugëve dhe rrëshqitjes së dheut e gurëve, ekipet e MI-së kanë intervenuar në kushte emergjente për të mos bllokuar lëvizjet e qytetarëve.

Rast konkret, Lekaj ka përmendur tunelin e Mitrovicës, në të cilin ka pasur shembje, por që menjëherë është intervenuar dhe komunikacioni po vazhdon pa telashe.

“Reshjet e dendura të shiut dhe herë pas herës ato të borës kanë bërë që shumë segmente rrugore të kenë dëmtime në brezin rrugorë dhe në disa vende, sidomos ato të brezit kufitar por edhe në rrafshin e vendit, ka patur rrëshqitje të gurëve e të dheut. Kemi ndërhyrë në kushte emergjencë që të mos lejojmë bllokimin e lëvizjes dhe besojë ia kemi arritur, tani për tani, nuk kemi raportime për ndonjë rrugë, magjistrale, rajonale e autostradë të bllokuar, edhe rasti i fundit me tunelin në Mitrovicë ku ka patur ca shembje është sanuar dhe komunikacioni po zhvillohet pa ndonjë telashe. Pra me një fjalë nëse mund ta përkufizojmë, jemi në situatë pasemergjente dhe po kthehemi në veprime konkrete për të zgjidhur të gjitha telashet”, ka sqaruar Lekaj.

I pyetur se sa do i kushtojnë MI-së këto dëme, Lekaj nuk ka dhënë ndonjë shifër derisa të kenë vlerësimet e duhura.

Ndërkaq, sa i përket rregullimit të dëmeve, ministri Lekaj ka thënë se shumë shpejtë do të rregullohen të gjitha dëmet që janë në dorën e tyre.

“Veprimi i radhës pas raportit për vlerësimin e dëmeve, do të bëhen hapat tjera të radhës, konform ligjit dhe rregullave të kontratave sipas të cilave janë ndërtuar këto segmente rrugore, do të rregullohen dëmtimet dhe do të bëjmë çdo gjë që është në dorën tonë që edhe pjesët tjera të jenë të sigurta dhe të mos ndodhë me to sikur ka ndodhur në këtë kohë”, ka përfunduar Lekaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img