Site icon PrishtinaPress

Ministri Lekaj dhe kryetari Suma, nënshkruan memorandum bashkëpunimi

Sot, ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ka pritur në një takimi kryetarin e Hanit të Elezit, Rufki Suma, me të cilin kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për realizimin e një projekti me rëndësi për banorët e kësaj komune.

Memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Hanit të Elezit, ka të bëjë me realizimin e projektit të rrugës Dermjak-Nesalc, ndërsa vlera e realizimit të këtij projekti kap vlerën prej 450 mijë eurosh.

Ministri Lekaj dhe kryetari Suma, biseduan edhe për një sërë projektesh infrastrukturore për Hanin e Elezit, e të cilat kërkojnë vëmendjen e Ministrisë së Infrastrukturës, ku ministri Lekaj i premtoi kryetarit Suma, se brenda mundësive buxhetore dhe ligjore kjo komunë do të përkrahet në projektet e saj infrastrukturore.

Exit mobile version