Site icon PrishtinaPress

Ministri Lekaj: Autostrada për Shkup kryhet në fund të këtij viti

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se autostrada Prishtinë-Hani i Elezit do të kryhet në fund të këtij viti.

Ai ka treguar se deri në përfundim të punimeve do të bëhen edhe pagesat për kompaninë Bechtel-Enka.

“Punimet në këtë autostradë do të përfundojnë në fund të këtij viti. Kështu thuhet edhe në kontratën e nënshkruar mes Qeverisë dhe kompanisë Bechtel-Enka”, ka thënë Lekaj në T7.

Ai ka thënë se edhe 150 milionë eurot e mbetura do të paguhen me kohë.

“ Nuk do të ketë me penallti apo dënime, Qeveria e Kosovës do t’i bëjë të gjitha pagesat me kohë”.

Exit mobile version