1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Kujtim Gashi: Korrupsioni nuk luftohet me koktej molotovi dhe gaz lotsjellës, por me veprime konkrete

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, ka ironizuar me Vetëvendosjen pas vendimit për shkarkimin e Komisionit Përzgjedhës për Drejtorin e Muzeut të Kosovës, i cili nuk kishte garantuar proces transparent dhe tërë procesin e deritashëm të përzgjedhjes e ka kthyer në pikën zero.

Gashi ka thënë se ka hyrë në politikë për t’i ndryshuar gjërat për të mirë, për ta luftuar korrupsionin.

“Rastet sikurse ky tregojnë që korrupsioni nuk luftohet me koktej molotovi dhe me gaz lotsjellës. Partitë tjera nuk kanë bërë asgjë kundër korrupsionit dhe nepotizmit, por ato vetëm po na shikojnë neve. Ata po vazhdojnë të rekrutojnë fatkeqësisht njerëz që kanë problem me ligjin”, u shpreh ministri Gashi.

Ai ka thënë se PDK-ja do të prezantohet me një listë me njerëz të pastër, pa aktakuza dhe që janë të gatshëm ta luftojnë korrupsionin me vepra dhe jo me fjalë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img