Site icon PrishtinaPress

Ministri kroat i Mbrojtjes sot për vizitë në Kosovë, pritet nga Maqedonci

Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anushiq, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë.

Anushiq do të takohet me homologun e tij kosovar, Ejup Maqedonci, në takimin që pritet të nisë nga ora 16:30.

“Ceremonia zyrtare e pritjes, e shoqëruar me togun ceremonial të FSK-së, do të zhvillohet në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke filluar nga ora 16:30”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Mbrojtjes.

Maqedonci gjatë ditës së martë është takuar edhe me shefin e Departamentit për Marrëdhënie me Jashtë të ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Omer Nazif Gulmezoglu, me të cilin folën për bashkëpunimin mes dy vendeve me theks në fushën e sigurisë.

Exit mobile version