1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Krasniqi i reagon PDK-së: Kur zgjidhen kryetarët, bijnë poshtë uniformat partiake

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka hedhur poshtë deklarimet e zyrtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët ditën e diel deklaruan se ky dikaster po ushtron presion dhe nënçmim ndaj dy kryetarëve të zgjedhur në Zubin Potok dhe Zveçan, për marrjen e detyrës.

Krasniqi ka thënë se janë në kontakt të vazhdueshëm me kryetarët e zgjedhur dhe se nuk kanë asnjë problem nga ana e ministrisë.

“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me kryetarët e zgjedhur. Në momentin që zgjidhen kryetarët aty bijnë poshtë këto uniformat partiake, edhe fillojnë me u trajtu në vija institucionale. Me katër kryetarët jemi taku vazhdimisht edhe jemi duke e koordinuar gjithë procesin”, është shprehur ai.

Krasniqi shtoi tutje se janë në pritje të ftesës për mbajtjen e seancës dhe se do të vazhdojnë me përgjegjësitë e tyre si Ministri e Administrimit dhe Pushtetit Lokal.

“Ne jemi në koordinim me kryetarët dhe jo me partitë, janë disa procese që munden të bëhen publike dhe disa deri të koordinohen, por çdo gjë është brenda afateve ligjore. Prej pikëpamjeve të mia jo nuk ka probleme, nëse dikush dëshiron me politizu secilën segment nuk kam çfarë diskutoj më shumë”, ka deklaruar ai për Telegrafin.

Ndryshe, sekretari organizativ i PDK-së, Betim Gjoshi, akuzoi Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal për presion ndaj kandidatëve.

Gjoshi kishte deklaruar se komunat kanë thirrur seancat solemne për dhënien e betimit, por, sipas tij, ministri i Pushtetit Lokal dhe zyrtarë të kësaj ministrie, kanë ushtruar vazhdimisht presion për ndërrimin të datës dhe lokacionit për mbajtjen e seancave.

“Të dy komunat kanë thirrur seancat solemne për dhënien e betimit, por, Ministri i Pushtetit Lokal dhe zyrtarë të kësaj ministrie, kanë ushtruar vazhdimisht presion për ndërrimin të datës dhe lokacionit për mbajtjen e seancave.

Këto veprime të këtyre zyrtarëve nuk janë të bazuara në asnjë arsye legjitime, të cilën, ne do ta respektonim pa asnjë problem. Madje, as shkresë zyrtare në lidhje me këto kërkesa nuk kemi pasur. Prandaj, i gjithë ky teatër, është një tendencë për nënvlerësuar dhe dekurajuar Kryetarët tanë, të zgjedhur në këto dy komuna”, ka thënë ai.

Ndryshe, në zgjedhjet e 23 prillit, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar në Mitrovicë të Veriut dhe në Leposaviq, ndërsa në Zveçan dhe Zubin Potok të parët kanë dalë kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img