Site icon PrishtinaPress

Ministri Krasniqi i gëzohet lajmit për bursat e studentëve të bujqësisë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka shkruar në lidhje me lajmit që Qeveria e Hungarisë do të ndaj bursa për studentet e bujqësisë në Kosovë. Ai në adresën e tij në facebook ka thënë se kemi shumë nevojë për kuadro profesionale në fushat e ndryshme të bujqësisë dhe besoj ky projekt i bursave është një hap i rëndësishëm.

Lexoni të plotë shkrimin e ministrit Krasniqi në facebook:

‘’Nje mundesi shume e mire per studentet tane per te avancuar dijen e tyre. Ne kemi shume nevoje per kuadro profesionale ne fushat e ndryshme te bujqesise dhe besoj ky projekt i bursave eshte nje hap i rendesishem. Ky program eshte nje deshmi po ashtu e bashkepunimit te ngushte mes dy vendeve tona, dhe do te kete edhe shume te tjere ne te ardhmen. Detajet e nevojshme per aplikim dhe procedurat tjera i gjeni ne linkun me poshte. Suksese te gjithe atyre qe aplikojne!’’

Exit mobile version