Site icon PrishtinaPress

Ministri Krasniqi hap festivalin “Hardhfest”

Festivali i Vjeljes së Rrushit “HardhFest” në Rahovec do të hapët nesër. Për ta nisur këtë festival që pritet të zgjatë tri dite në Rahovec nesër do të shkoj edhe vet ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi.

“Ju njoftojmë se nesër (2 shtator) në ora 14:00, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi do të marr pjesë në hapjen e Festivalit të Vjeljes së Rrushit “HardhFest” në Rahovec. Ky festival tradicional, i cili organizohet nga Komuna e Rahovecit, edhe këtë herë mbështetet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”, thuhet në njoftimin për media të kësaj ministrie./PrishtinaPress.eu
Exit mobile version