Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant, ka thënë se ushtria po ndërmerr masa të sakta në Gaza për t’u mundësuar palestinezëve të largohen.
Ai përsëriti qëndrimin e qeverisë izraelite se lufta do të vazhdojë derisa pengjet e mbajtura në Gaza të lirohen, shkruan BBC.
Ndryshe, mbi 200 persona u morën peng nga Hamasi më 7 tetor dhe bëhet e ditur se vetëm katër janë liruar deri më tani.