-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Ismaili: Zyrtarët e arrestuar të Ministrisë së Shëndetësisë do të pezullohen

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka reaguar pas arrestimit të dy zyrtarëve të kësaj Ministrie të dyshuar për përfshirje në veprat penale ‘përvetësimi në detyrë dhe keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’.

Ismaili ka thënë përmes një postimi në Facebook se për zyrtarët e dyshuar do të merren të gjitha masat për pezullim.

Ai ka shtuar se do të bashkëpunojnë me të gjitha organet e drejtësisë që ky rast të zbardhet në mënyrë që të ndalet edhe keqpërdorimi i parasë publike.

Më poshtë statusi i plotë i Uran Ismailit në Facebook:

Muaj më parë është njoftuar policia e Kosovës dhe të gjitha organet tjera relevante për dyshimet mbi keqpërdorimin e avanseve në Ministrinë e Shëndetësisë.

Sot u njoftova për reagimin e Policisë dhe arrestimin e zyrtarëve të ministrisë. Duke mbështetur reagimin e shpejtë të organeve të rendit, edhe ne si institucion do marrim menjëherë të gjitha masat për pezullimin e zyrtarëve të dyshuar.

Atë që e kam thënë më herët, po e përsëris prapë. Lufta e jonë kundër korrupsionit dhe krimit është e pakthyeshme, e drejtë, dhe në dobi të qytetarëve.

Ne do të bashkëpunojmë me të gjitha organet e drejtësisë për tu ofruar gjithçka që kërkohet që kjo çështje të zbardhet në mënyrë që çdo keqpërdorim i parasë publike të ndalet njëherë e përgjithmonë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img