“Sot vizitova Hysenin, 19-vjeçarin nga Istogu, i cili së fundmi ka pasur një përvojë jo të mirë me mjekët në QKUK. Hysenit dhe prindërve të tij ua shpreha keqardhjen time për atë që iu ka ndodhur dhe i sigurova ata që diçka e tillë nuk do t’iu përsëritet më”, ka shkruar ai.
“Bashkë me drejtorin e SHSKUK-së e ftuam Hysenin që të vijë dhe ta marrë trajtimin dinjitoz dhe profesional, siç ai dhe të gjithë qytetarët e tjerë e meritojnë. Nuk do të lejojmë që një rast i izoluar ta njollosë punën e palodhshme dhe të ndershme të mijëra punëtorëve shëndetësor. Reformat, të cilat i kemi filluar si Ministri, në bashkëpunim me personelin mjekësor që punon me nder dhe integritet, me ndihmën e qytetarëve tanë, do t’i bëjmë realitet”, ka thënë ministri Ismaili.