3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Ismaili: Sigurimet Shëndetësore brenda dy viteve

Në fund, ai ka shtuar se Brenda dy vitesh të këtij mandati, edhe qytetarët e Kosovës do të jenë të mbuluar nga sigurimet shëndetësore. Lexoni statusin e plotë të ministrit Uran Ismaili: Në kuadër të angazhimit tim, që sa më parë ta funksionalizoj Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, sot edhe zyrtarisht u kam dërguar kërkesë të gjithë akterëve të përcaktuar me ligj, për të propozuar emrat e tyre që do të jenë pjesë e bordit të këtij Fondi. Porsa të marr propozimet, më së largu më 12 mars, unë do t’i dërgoj emrat për miratim në Qeveri.

Bordi i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, si organi më i lartë vendimmarrës, do të jetë përgjegjës për zbatimin e të gjitha akteve ligjore si dhe të mbikëqyrë veprimtarinë dhe ligjshmërinë e punëve të Fondit. Është detyrë e imja si ministër që të mbroj qytetarët nga varfërimi për shkak të shpenzimeve në shërbime shëndetësore, andaj themelimi i këtij Bordi na ofron një hap më shumë drejt arritjes së këtij qëllimi. Brenda dy vitesh të këtij mandati, edhe qytetarët e Kosovës do të jenë të mbuluar nga sigurimet shëndetësore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img