Ministri Ismaili përuron transformimin e Emergjencës në Spitalin e Gjilanit

58
Advertisement

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka përuruar sot transformimin e repartit të shërbimit emergjent në Spitalin e Gjilanit.

Advertisement

Në këtë repart janë investuar rreth 200 mijë euro në rinovim dhe aparaturë mjekësore për ta krijuar një shërbim modern që u përgjigjet kërkesave të qytetarëve.

Gjatë përurimi të këtij reparti, ministri Ismaili ka thënë se i gjithë ky investim është bërë i mundur falë luftës së madhe kundër korrupsionit, që është bërë gjatë këtyre dy vjetëve në shëndetësi.

“Sot është një tjetër ditë e mirë për shëndetësinë dhe luftën tonë kundër korrupsionit. Jemi në repartin e shërbimit emergjent në Spitalin e Gjilanit ku së fundmi kemi investuar rreth 200 mijë euro për ta transformuar këtë repart”, ka thënë ministri Ismaili, thuhet në njoftimin për media.

Ministri Ismaili ka shtuar se qytetarët e Gjilanit tani kanë në dispozicion një shërbim modern që do t’u përgjigjet të gjitha kërkesave emergjente.

Drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, ka thënë se edhe ky investim është bërë në vazhdën e përmirësimit të kushteve për profesionistët shëndetësorë dhe pacientët.

Drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nisret Hajrullahu, ka thënë se tani pacientët kanë një shërbim shumë më të mirë shëndetësor dhe ka falënderuar ministrin Ismaili dhe drejtorin Sejdiu për mbështetjen e madhe për ta realizuar këtë projekt. /Telegrafi/

PostAdssFotoja e reklamës