“Sot kemi ardhur ta hapim parkingun në QKUK, një nevojë dhe një kërkesë e madhe e familjarëve të pacientëve dhe shumë pacientëve të cilët kur kanë ardhur këtu nuk kanë gjetur vende dhe është dashur të parkojnë në trotuar, e po ashtu, të pengojnë edhe shumë shërbime tjera të nevojshme”, ka thënë ministri Ismaili.
Ma tutje, ai ka shtuar se me krijimin e këtij parkingu po krijojmë mundësi që veturat të cilat kanë qenë nëpër trotuare, të cilat kanë penguar këmbësorët, kanë penguar ambulantat, një herë e përgjithmonë të largohen nga atje dhe të vendosen në një vend të dedikuar për vetura siç është ky tani.
Shikoni videon: