-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Ismaili nënshkruan Udhëzimin Administrativ që ulë çmimet e barnave në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili nënshkroi sot Udhëzimin Administrativ për rregullimin e çmimit të produkteve medicinale.

Më këtë udhëzim përcaktohet dhe rregullohet çmimi i produkteve medicinale për shitje me shumicë dhe pakicë në sektorin privat nga subjektet e licencuara, produkteve medicinale nga Lista e Barnave Esenciale, dhe produkteve medicinale nga Lista e Barnave të Rimbursueshme nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor.

Pas nënshkrimit Udhëzimit Administrativ që ulë çmimet e barnave në Kosovë, ministri Ismaili tha se kjo ka qenë një kërkesë 20 vjeçare e qytetarëve dhe farmacistëve.

“Çmime të njëjta për barna të njëjta në çdo barnatore dhe barna më të lira në tërë Kosovën, për të realizuar një kërkesë 20 vjeçare të qytetarëve dhe farmacistëve. Jam shumë krenar që sot, për herë të parë në Kosovë, po nënshkruajmë Udhëzimin Administrativ që rregullon dhe unifikon çmimin e barnave”, tha ministri Ismaili.

Ministri Ismaili tha se në mungesë të këtij dokumenti, shteti ka blerë mbi 6 milionë euro më shtrenjtë barna spitalore brenda vitit, ndërsa qytetarët kanë shpenzuar nëpër barnatore rreth 10 milionë euro më shumë për barna në vit.

“Ky udhëzim shënon një prej reformave më të mëdha në shëndetësinë kosovare. Duke hapur një faqe të re për shtetin dhe qytetarët, ne do të vazhdojmë të jemi në ballë të përgjegjësive tona publike, me qytetarin në qendër të secilës politikë”, tha ministri Ismaili.

E kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, këtë të arritur e quajti historike.

“Nuk ka gjë më të mirë se t’u gjendesh afër njerëzve në nevojë. Me vet faktin se ajo çfarë tha ministri, se mbi 10 milionë euro bashkëqytetarët tanë paguajnë për barna, kjo është një e arritur e cila mund të konsiderohet edhe historike, bashkërisht e të gjithëve, jo vetëm e ministrit, por edhe e juve të nderuar farmacistë.  Kjo është një dëshmi se mund të bëjmë gjëra të mira kur jemi të vendosur, e kemi qëllimin të pastër dhe dimë si ta bëjmë këtë”, tha kryetari Veseli.

Arianit Jakupi, kryetar i Odës së Farmacistëve të Kosovës, në emër të farmacistëve falënderoj ministrin Ismaili për vizionin dhe guximin që të merret me sfida të cilat për 20 vite nuk kanë arritur të adresohen. “Këtë e dëshmon edhe ky draft udhëzim administrativ për çmime që daton nga viti 2003 nën administratën e UNMIK-ut, e cili asnjëherë nuk e pa dritën e diellit”, tha Arianit Jakupi.

Përfaqësuesi i Shoqatës për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve (PRAK), Muhamedali Kodra, tha se kjo është një reformë e mirëfilltë dhe shumë e nevojshme për qytetarët e Kosovës. Duke folur për rëndësinë e tij, ai përgëzoi vendosmërinë e ministrit Ismaili për ta hartuar këtë dokument.

Përmes këtij udhëzimi pamundësohet shitja e produkteve me çmime më të larta për barnat që i siguron Ministria dhe gjithashtu shitja në tregun Kosovar e barnave me çmime më të larta se sa vlera reale e tyre edhe në tregjet e rajonit.

Udhëzimi do të ndihmojë në unifikimim e çmimit të barnave në farmacitë private, me ç’rast për barin e njëjtë, qytetarët do të paguajnë çmim të njëjtë në çdo barnatore dhe jo çmime të ndryshme për produkte të njëjta.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img