Site icon PrishtinaPress

Ministri i Vuçiqit: S’duam luftë, por ushtria serbe është e gatshme

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq tha sot se ushtria serbe është “e aftë dhe e gatshme t’u përgjigjet të gjitha sfidave, duke i mbrojtur serbët në Kosovë”.

“Natyrisht, askush nuk dëshiron luftëra, por Serbia është një vend serioz dhe i merr të gjitha hapat që të mund t’i përgjigjet çdo sfide dhe problemi të mundshëm”, ka thënë Vuçeviq për edicionin e sotëm të Telegrafit serb, raportoi Danas.

Ai ka përsëritur se Serbia është e hapur për dialog, ndërsa foli se sa “e vështirë” është sipas tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“As bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht vendet e Quint-it, nuk kanë ndonjë ndikim tek ai (Kurti). Ne nuk duam një përshkallëzim të konfliktit, por nuk heqim dorë nga populli ynë”, tha Vuçeviq.

Exit mobile version