1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Ministri i Vuçiqit kërcënon Kosovën dhe përmend Betejën e Koshares: Do ta mbrojmë popullin serb

Ministri serb për Punë, Punësimi, Veteranë dhe Çështjeve Sociale, Nikola Selakoviq ka vjell vrerë sot ndaj Kosovës dhe institucioneve të saj, si dhe ka kërcënuar me ndërhyrje të armatosur.

Ai tha se “njësitë terroriste të institucioneve të përkohshme të kryeministrit të Prishtinës, Albin Kurti, fshihen nën emrin e njësive speciale, të ashtuquajtur Policia e Kosovës, ROSU”, tregoi se më e pakta për të cilën Kurti dhe bashkëmendimtarët e tij janë të interesuar është paqja dhe siguria e serbëve në Kosovë.

“Dhe derisa Kurti dhe bashkësia ndërkombëtare tundin marrëveshjet dhe flasin për një lloj zbatimi të marrëveshjes, toka serbe po thith edhe një herë gjakun e paprovokuar të popullit serb”, tha Selakoviq dhe shtoi se plagosja e Milan Jovanoviqit vetëm dy ditët pas 24 vjetorit të fillimit të betejës në Koshare, nuk është rastësi, as plagosja e fëmijëve serbë në prag të Krishtlindjeve të këtij viti.

“Sulmi ndaj Milan Jovanoviqit, fëmijëve serbë, sulmet e përditshme ndaj faltoreve dhe varrezave serbe janë imazhi i vërtetë dhe i vetëm i politikës së të ashtuquajturës qeveri të Kosovës”, theksoi Selakoviq dhe pyeti se sa gjak duhet derdhur për të kuptuar e gjithë bota të kuptojë se kush është për paqen dhe dialogun dhe kush për armët dhe dhunën.

Ai tutje ka kërcënuar duke thënë se Serbia nuk do të rrijë duarkryq dhe do ta mbrojë popullin serb në Kosovë./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img