12.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Ministri i Vuçiqit e përsërit: As nuk e kemi pranuar as nënshkruar propozimin europian

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, ka thënë se ajo që ndodhi në Bruksel nuk është as nënshkrim e as pranim i propozimit europian nga ana e Serbisë.

“U pranua që në atë platformë të kishte një vazhdim të bisedës, të diskutohej më tej, por nuk u pranua sepse as nuk u firmos”, ka thënë ai në një postim në Twitter, duke ripublikuar një intervistë të dhënë këto ditë për të çuar mesazh edhe të shtunën se Serbia nuk e ka pranuar propozimin europian

Ai tha se pala serbe ka pranuar që do të jetë një platformë për biseda të mëtejshme, “ndaj do të shohim se ku do të shkojë”.

“Mendoj se pozicioni ynë është kompleks, shumë i vështirë, por politikisht i mençur. Çfarë do të zbatohet, çfarë do të nënshkruhet dhe nëse do të nënshkruhet fare, nuk mendoj se askush në botë e di në këtë moment”.

Nga perspektiva serbe, ai pretendoi se Asociacioni do të jetë sipas parimeve të 2015-ës.

“Së pari, Asociacioni i Komunave Serbe; jo në diskrecionin tuaj nëse është një organizatë joqeveritare për ju apo nuk e di si e shihni ju, por ka parime të vitit 2015 për të cilat BE-ja garantoi të njëjtën gjë”.

“Gjithçka tjetër — flasim, negociojmë, flasim, ruajmë paqen, hapim fabrika, përpiqemi të shmangim konfliktet, përpiqemi të mos jemi të izoluar dhe gjithashtu përpiqemi të mbrojmë serbët në Kosovë, të mbrojmë Serbinë”.

Ai i quajti këto kohë të errëta dhe të stuhishme.

Le të jemi pak të mençur”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img