Presidenti i Partisë Progresive Serbe (SNS) dhe ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, tha sot se nëse “ekipi” i liderit të Partisë për Liri dhe Drejtësi (SSP) Dragan Gjilas do të fitonte zgjedhjet e ardhshme, ata menjëherë “do të njihnin pavarësinë e Kosovës dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe do të vendosin për aderimin e Serbisë në aleancën e NATO-s.
Duke folur në Informer Tv, ai theksoi se qëllimet e opozitës apo siç tha ai partive të ish-regjimit janë shumë të qarta.
“Ata që supozohet se janë rusofilë dhe mbrojnë Kosovën nga larg, shumë shpejt do të shkrihen në masën e atyre që duan Kosovën e pavarur dhe anëtarësimin në aleancën e NATO-s, vetëm për ta larguar Aleksandër Vuçiqin nga pushteti. Kuaza e djathta nuk e ka problem të bashkohet me të majtën vetëm për të rrëzuar Aleksandar Vuçiqin. Pra, çfarë lloj politike do të jetë nëse do të bëjnë gjithçka për ta larguar Vuçiqin nga pushteti”, tha Vuçeviq.