2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Ministri i Shëndetësisë takon drejtuesit e institucioneve shëndetësore, diskutojnë për gjendjen e krijuar nga coronavirus

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia mbajti sot një takim me drejtues të institucioneve shëndetësor dhe përfaqësues të organizatave të komunitetit mjekësor.

Në këtë takim i pranishëm ishte edhe zv/ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Gjatë këtij takimi u diskutua për situatën në terren pas shpalljes së gjendjes emergjente nga ana e Qeverisë së Kosovës, me rekomandim të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në takim u dhanë disa rekomandime nga ana e profesionistëve shëndetësorë, të cilat më pas u klasifikuan se si duhet proceduar në situatë emergjente në mënyrë që të institucionet të jenë më efikase në zbatim të Planit të Veprimit.

Me qëllim të koordinimit në këtë takim u diskutua edhe për hierarkinë e strukturave vendimmarrëse si dhe riorganizimin dhe sistematizimin e punonjësve shëndetësor në përputhje me situatën e krijuar dhe nevojat emergjente”, thuhet në njoftimin për media.

Vitia i njoftoi përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave shëndetësore me një varg masash të cilat tashmë janë ndërmarrë nga Ministria e Shëndetësisë pasi që ato janë aprovuar paraprakisht nga Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës Emergjentë lidhur me virusin Covid-19.

“Në këtë takim është propozuar që të këtë lehtësime për stafin mjekësor më të moshuar; të inkuadrohen vullnetarët që kanë shprehur gatishmërinë, organizimi i ekipeve mobile për vizita të qytetarëve që kanë shenja të dyshimit në COVID-19, furnizimi me materiale mbrojtëse i zonave ku janë ndaluar hyrje-daljet, etj.

Këto dhe masat e tjera të dakorduara njëzëri në këtë takim i cili do të koordinohet si një trup i vetëm në mbrojte të shëndetit të popullatës, do të publikohen pasi që ato të aprovohen nga Komiteti për Menaxhimin e Emergjencave, pjesë e të cilit janë të gjitha institucionet relevante.

Ndërsa, më pas do t’i adresohen Komisionit të Veçantë të udhëhequr nga Kryeministri i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img