Site icon PrishtinaPress

Ministri i Shëndetësisë kërkon ndihmë nga anesteziologët e pensionuar

Pacientët në Kosovë të cilët vuajnë nga problemet me venat e gjakut, duhet të presin deri në tre vjet për të kryer një operacion në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.   Shkaktar kryesor i pritjeve sipas drejtuesve të klinikave, është mungesa e anesteziologëveNjësoj po e pasojnë edhe klinika Torakale dhe ajo Abdominale.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, për të minimizuar tollovinë e shkaktuar për shkak të mungesës së anesteziologëve në QKUK, ka kërkuar ndihme nga anesteziologët e pensionuar.

Nga këta të fundit, ai ka kërkuar bashkëpunim, mbështetje dhe ide kreative për të dalë nga kaosi që është krijuar nëpër klinikat e ShSKUK-së.

“Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, priti sot një grup të anesteziologëve të pensionuar. Në këtë takim, ministri Latifi, kërkoj nga anesteziologët tashmë në pension bashkëpunim, mbështetje dhe ide kreative për ta ndihmuar fushën dhe shërbimet e anesteziologjisë bazuar edhe në përvojat e tyre akademike dhe profesionale”, thuhet ne njoftimin e MSH-së.

Ministri Latifi u tha anesteziologëve se sistemi shëndetësor i Kosovës, e sidomos QKUK ka nevojë për një riorganizim të duhur, me theks te shërbimet e anesteziologjisë ku ka mungesë kuadri.

Kështu, anesteziologët e pensionuar u shprehën të gatshëm për të mbështetur ministrin Latifi dhe angazhimet për përmirësimin e gjendjes dhe shërbimeve në shëndetësi.

“Bashkëbiseduesit u dakorduan se me punë të përbashkëta ekipore dhe me kontributin dhe përvojën edhe të atyre që ende mund të kontribuojnë, mund të bëhen ndryshime dhe të përmirësohen shërbimet dhe gjendja në shëndetësi”, thuhet më tej.

Exit mobile version