0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Ministri i ri i Mbrojtjes e merr detyrën, kujton ditën kur e kishte veshur uniformën e UÇK’së

Ejup Maqedonci, ka reaguar pas marrjes së detyrës si ministër i ri i Mbrojtjes.

Ai ka falënderuar kryeministrin Kurti “për besimin dhe mbështetjen e deritanishme dhe mëtutjeshme “ ndaj tij.

Maqedonci ka thënë se ndihet i nderuar dhe i privilegjuar që ta drejtojë Ministrinë e Mbrojtjes.

Ai ka kujtuar ditën kur e ka veshur uniformën e UÇK-së.

“Që nga 18 marsi i vitit 1998 kur e kam veshur uniformën e UÇK-së dhe deri më 10 korrik 2023 kur jam demobilizuar nga FSK-ja, jam përpjekur me tërë kapacitetet dhe qenien time fillimisht për lirinë e Kosovës dhe deri sot për ndërtimin e ushtrisë së saj. Në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës jam në shtëpinë time, andaj ishte aq i natyrshëm pranim dorëzimi i detyrës sot në mesditë nga ish-Ministri Armend Mehaj në prani të Komandantit të FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jasharit. E falënderoj ish-Ministrin Mehaj për bashkëpunimin veçanërisht në periudhën e fundit”, ka shkruar ai.

Maqedonci ka thënë se pas 25 vitesh me uniformë, nga sot ka nisur një kapitull i ri për të si ushtarak.

“Pas 25 vitesh me uniformë, nga sot ka nisur një kapitull i ri për mua si ushtarak, por që mbetet brenda të njëjtës shtëpi dhe me të njëjtat synime: forcimin e vazhdueshëm të ushtrisë së Kosovës dhe anëtarësimin e shtetit tonë në NATO, krah partnerëve tanë dhe veçanërisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Maqedonci.

“Ju falënderoj të gjithëve për urimet që më keni dërguar. Shumë punë na presin përpara, bashkë me Kryeministrin Albin Kurtin, me Komandantin Bashkim Jasharin dhe me institucionet e Republikës së Kosovës.”

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img