0.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Ministri i MASHT dorëzohet përballë studentëve, tërheq vendimin për bursa

Ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka anuluar vendimin e konkursit për bursa që ishin të paraparë të përfitonin studentët nga drejtime teknike dhe atyre të shkencave natyrore.

Vendimi vjen pas protestave të studentëve nga Fakulteti i Edukimit dhe i Arteve.

“Ky vendim ka qenë vendimi më i drejtë që mund të ekzistojë. Mirëpo, në rrethanat ku jemi, si ministër në detyrë, po detyrohemi të bëjmë një anulim të vendimit. Për çdoherë kur kemi tentuar të bëjmë një reformë që do t’i sillte një të mirë arsimit në Kosovë ka pasë tendenca për t’u anuluar”.

Ai tha se kjo tani do t’i mbetet përgjegjësi ministrit të ri që do të vjen duke thënë se do t’ia sqarojë situatën të gjithën.

“Vendimi ka qenë i bazuar në ligj dhe akte ligjore sepse ministria duhet të bëjë një analizë paraprake. Shpallja e konkursit është bërë pikërisht në bazë të kësaj analize. Nuk ka të bëjë me asnjë lloj diskriminimi apo qëllimi përveçse duke e kuptuar qartë mungesën e programeve dhe rrezikshmërinë nga deficiti”.

“Pas shpalljes është krijuar një situatë jo e mirë, joreale dhe e pa qëndrueshme. Nuk po arrihet të kuptohet drejt apo s’po dëshirohet që të kuptohet drejt nga akademikët dhe nga akademikët e ardhshëm”.

“Ministria e Arsimit në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës dhe Ministrinë Zhvillimit kemi diskutuar për situatën e shumë programeve që sot na rrezikohen për mbyllje, për Fakultetin Teknik dhe shkencat e natyrës”.

“Nuk kisha dashur që pjesa e ndarë për studentë të na shkojnë në suficit. Besoj që deri në fund të muajit do ta kemi ministrin e ri dhe do t’ia sqaroj këtë gjendje”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img