0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Ministri i Kurtit: Mund edhe të bëhet Zajednica, por menjëherë shkon në Kushtetuese dhe bie prapë

Ministri i Qeverisë Kurti, Hajrulla Çeku derisa foli për aneksin e zbatimit të marrëveshjes me Serbinë, tha se edhe mund të bëhet një ‘Zajednicë që ata e kërkojnë, por menjëherë shkon në Kushtetuese dhe bie prapë’.

Çeku në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë se çfarëdo që të krijohet, nëse nuk e kalon testin e Gjykatës Kushtetuese, ajo do të bie.

“Unë nuk mendoj që kemi tashmë një model të kristalizuar se si duhet të realizohet ky detyrim që e kemi pas por që tashmë është pjesë e kësaj marrëveshje si vetmenaxhim për komunitetin serb që jeton në Kosovë.

Ne i kemi disa parime bazë që i ka theksuar kryeministrit. Parimi i parë është: Kushtetuta e Kosovës dhe opinioni i Kushtetutës për marrëveshjen e vitit 2015. Mund të mos përmendet as Kushtetuta as ai vendim i Kushtetueses që thotë 23 nene nuk janë në përputhje me Kushtetutën, por ato janë realitete të patejkalueshme. Edhe mund të krijohet një organizimi i ri këtu, por nesër prapë nuk e kalon testin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Çeku.

Tutje, Çeku tha se as kryeministri Kurti dhe askush tjetër nuk mund të shtyjë përpara diçka që bie ndesh me Kushtetutës e Kosovës.

“Është shtyllë e patejkalueshme. Kurti i ka thënë tri shtylla, e para është Kushtetuta. Pra ne mund ta bëjmë një Zajednicë çfarë po kërkojnë, por menjëherë shkon në Kushtetuese dhe bjen prapë. Kjo është e patejkalueshme. Këtë jo zoti Kurti, por askush nuk mundet me shty tutje. Ckado që bjen ndesh me Kushtetutën e Kosovës, që i bie karakteri monoetnik, një pushtet i tretë ekzekutiv, dmth cenohet thelbi i Kushtetutës sonë. Qysh mundet dikush me bo këtë sen. Merr zotime sa dush, jep zotime sa dush, atë ditë që e themelon ti, nesër në Gjykatë Kushtetuese ta rrëzon”.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img