Site icon PrishtinaPress

Ministri i Jashtëm ukrainas zbulon dredhinë që Putin po përgatit në Krime me një eksplodim

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka thënë se kanë ardhur raporte shqetësuese nga Krimea ku i gjithë turni i fabrikës kimike Titan në qytetin Armyansk është evakuuar. Kuleba ka thënë se ky mund të jetë “preteksti” që Putin po kërkon si provokim të mundshëm.

Po ashtu, politikanja Mariana Bezuhla thotë se një eksplodim është planifikuar të ndodhë në këtë kompani, për të cilën do të akuzohen forcat ukrainase. Ajo ka thënë se Ukraina nuk ka planifikuar asgjë të tillë.

“Raporte shqetësuese nga Krimea pasi i gjithë turni i natës i fabrikës kimike Titan në Armyansk është evakuuar nga objekti. Kjo mund të jetë një përgatitje për një tjetër provokim të organizuar nga Rusia. Moska duket se nuk ka kufij në përpjekjet për të falsifikuar pretekste për agresion të mëtejshëm”, shkruan Ministri Kuleba.

Bezuhla zbulon se si 50 punëtorë tashmë janë evakuuar.

“Agjencitë ruse të inteligjencës po përgatisin një tjetër informacion të rremë për sulmin e supozuar të diversionit në territorin e Gadishullit të Krimesë. Një shpërthim është planifikuar të organizohet në kompaninë kimike të Krimesë Titan, në të cilën do të akuzohen forcat e armatosura ukrainase. Për këtë qëllim, rreth 20 orë nga kompania e caktuar, janë evakuuar rreth 50 punëtorë të turnit të natës. Ju kujtojmë se Ukraina nuk shpenzon dhe nuk planifikon asnjë devijim!”, thotë Bezuhla.

Ndërkohë edhe gazetari Christo Grozev thotë se një eksplodim në këtë ndërrmarje të kimikateve është iminent dhe mund të ndodhë në cdo minutë.

 

Exit mobile version