4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Ministri i Jashtëm serb: Serbia nuk do duhej të heq dorë nga Kosova, për hir të anëtarësimit në BE

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq, ka thënë se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës ishte tema më e rëndësishme në rrugën e Serbisë drejt BE-së.

Sipas tij Beogradi nuk do të duhet të heqë dorë nga Kosova për anëtarësim në BE, dhe se asnjë vendi kandidat nuk iu kërkua të bënte diçka të ngjashme.

“A dini për një rast të një vendi kandidat që duhej të bënte diçka të ngjashme për t’u bërë një anëtar i BE?”, pyet Selakoviq.

Ministri gjithashtu pyeti se si kjo mund të jetë një parakusht për pranimin në BE, në një situatë kur jo të gjithë anëtarët kanë të njëjtin qëndrim në lidhje me Kosovën.

“Kosova nuk është vetëm një provincë jugore sipas Kushtetutës së Serbisë, por gjithashtu në bazë të Rezolutës 1244 të Kombet e Bashkuara. Serbia u bashkua me Kombet e Bashkuara me kufijtë e saj, të cilat përfshijnë Kosovën dhe Metohinë, dhe ne jemi një anëtar i KB”, shton ai.

Në të njëjtën kohë, ai thekson se Beogradi është ende i gatshëm për një zgjidhje kompromisi me Prishtinën, e cila duhet të jetë e qëndrueshme, e zbatueshme dhe e pranueshme nga të dy palët.

“Kjo nuk do të thotë që njëra palë merr gjithçka dhe tjetra asgjë”, theksoi ai.

Sipas APA, Selakoviq nuk donte të fliste se si mund të duket një kompromis, dhe kur erdhi puna për ndryshimin e kufijve, ai tha se askush nuk po fliste për këtë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img