1.6 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Ministri i Jashtëm izraelit kritikon ashpër Erdoganin pas takimit të tij me shefin e Hamasit

Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, ka kritikuar presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, lidhur me vendimin e tij për të publikuar takimin me kreun e Byrosë Politike të Hamasit.

Katz ndau një foto në X e cila tregonte Erdoganin duke shtrënguar duart me Ismail Haniyeh në një zyrë presidenciale në Stamboll, duke shkruar se “presidenti turk duhet të ketë turp”.


Por, sipas zyrës presidenciale turke, Erdogan u takua me Haniyeh dhe Ministrin e Jashtëm egjiptian, Sameh Shoukry, për të diskutuar mbi sulmet izraelite në Gazë dhe për të qetësuar tensionet në rajon.

https://x.com/Israel_katz/status/1781691965077135502

Takimi theksoi gjithashtu edhe një riorganizim rajonal që po ndodh në mes të sulmeve izraelite në Gazë, shkruan the Guardian.

Ndryshe, marrëdhëniet e Turqisë me Izraelin janë përkeqësuar ndërsa sulmet izraelite ndaj palestinzëve kanë vazhduar.

Së fundmi, Ankaraja ka ndaluar eksportin e 54 produkteve në Izrael, përfshirë aluminin dhe çimenton, derisa të arrihet një armëpushim.

Gjithashtu, një ekip prej qindra aktivistëve dhe gazetarëve turk do të lundrojnë për në Gazë ditëve në vijim.

Haniyeh u ka bërë thirrje Turqisë, Egjiptit dhe Katarit që të ndërmarrin veprime për të frenuar sulmet izraelite dhe për të parandaluar operacionin në Rafah.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img