Site icon PrishtinaPress

Ministri i Jashtëm italian bisedon me Kurtin dhe Vuçiqin, u bën thirrje për përmbajtje

Antonio TAJANI - EP President Facebook live chat

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka njoftuar se ka realizuar biseda telefonike me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti lidhur me angazhimin e shtetit italian për paqe dhe stabilitet në Ballkan.

Ish-president i Parlamentit Evropian 2017-2019, Antonio Tajani nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter”, ka bërë thirrje po ashtu për ulje të tensioneve mes të dyja vendeve.

“Kam biseduar me presidentin serb, Vuçiq, dhe me kryeministrin kosovar, Kurti, të cilëve ua kam siguruar angazhimin tonë për stabilitetin në Ballkan. Edhe Qeveria italiane është informuar. Së bashku bëjmë thirrje për ulje të tensioneve dhe kundër aksioneve unilaterale. Italia është protagoniste për paqe”, ka shkruar ai.

 

Exit mobile version