Derek Chollet, këshilltar i Lartë i Departamentit të Shtetit, është takuar me Elmedin Konaković, ministrin e jashtëm të Bosnjës dhe Hercegovinës, të cilin e ka pritur në Uashington.
Sërish SHBA-ja e ka parë të qartë se mbrojnë sovranitetin territorial të Bosnje dhe Hercegovinës.
”U takova me Ministrin e Jashtëm Konakovic të Bosnjë-Hercegovinës për të përforcuar angazhimin e SHBA për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnje. Ne diskutuam gjithashtu bashkëpunimin për reformat për rrugën euro-atlantike të Bosnje dhe Hercegovinës”, ka thënë ai Chollet.
Sovraniteti territorial i Bosnje dhe Hercegovinës rrezikohet nga Republika Serbe që udhëhiqet nga Milorad Dodik, I afërt me Kremlinin dhe nën sanksione amerikane.
Madje, Republika Serbe në Bosnje është pjesë e ”Botës Serbe“, koncept i Beogradit që synon shtirjen e hegjemonisë serbe në rajon.