-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ministri i jashtëm grek për njohjen e Kosovës: S’jemi pro krijimit të “vrimës së zezë”

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, ka folur sot për mundësinë e njohjes së Kosovës nga Greqia, në një intervistë për gazetën “Real News”.

Në intervistën e tij, kreu i diplomacisë greke ka komentuar tri çështje “të nxehta”, marrëdhëniet e Greqisë me Turqinë, zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, çështjen e Qipros dhe Kosovës.

Lidhur me mesazhin e rolit të ri më të zgjeruar të Përfaqësisë diplomatike të Kosovës në Athinë dhe dy vizitave brenda pak muajsh në Prishtinë, ministri Dendias është pyetur nëse Greqia planifikon njohjen e Kosovës dhe nëse ky akt është kundër të Drejtës Ndërkombëtare.

Ministri grek ka komentuar se “integrimi i Ballkanit Perëndimor në familjen europiane të BE-së përbën një çështje prioritare, pasi stabiliteti në rajon ndikon drejtpërdrejt në sigurinë e vendit tonë. Nuk jemi pro krijimit të “vrimës së zezë’ në veriun tonë. Edhe pse nuk ka ndryshuar pozicionimi ynë në lidhje me statutin e Kosovës, mbajmë një qëndrim konstruktiv dhe mbështesim dialogun mes Prishtinës e Beogradit. Lidhur me ligjshmërinë e një njohje të mundshme, Gjykata Ndërkombëtare e Hagës rezultoi në vitin 2010 se shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk përbën shkelje të së Drejtës Ndërkombëtare, pasi nuk ishte produkt i përdorimit të dhunës së paligjshme të dënuar nga Këshilli i Sigurisë, siç ishte shpallja e pseudoshtetit (rederohet në pseudoshtetin turk në Qipro) në vitin 1983. Me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë u themeluan mjaft shtete të reja, asnjë prej të cilëve nuk ishte rezultat i një sulmi të jashtëm”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img