Site icon PrishtinaPress

Ministri i Isa Mustafës thotë se Gjuriq u tentua të rrëmbehet nga Policia e Kosovës!

Ministri për vetëqeverisje lokale në Qeverinë e Kosovës, Ljubomir Mariq ka thënë se “serbët në institucionet e Kosovës nuk do të zmbrapsen para fuqisë politike”.
Siç thotë ai, serbët këtyre ditëve janë “nën presion të ashpër politik nga establishmenti politik shqiptar”, transmeton lajmi.net
Mariq në një deklaratë për Tanjug, ka shtuar se me mbështetjen e zyrës për Kosovën dhe të Marko Gjuriqit, do ta vazhdojnë të luftojnë “për shoqëri stabili dhe multietnike, sepse gjithçka tjetër do ta dërgonte neve në konflikte të reja”.

“Ka qenë akt i qëllimshëm, i atyre që janë kundër paqes dhe makineria mediale që i mbështetë ata”, ka thënë Mariq, ministër në Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Gjuriq është larguar nga Graçanica me përcjellje të Policisë së Kosovës, pasi që paraprakisht i ishte ndaluar hyrja dhe qëndrimi në Republikën e Kosovë.

Exit mobile version